Categories Kuriozitete, Lifestyle

Gabimet që bëni në dush dhe ndikojnë në shëndetin tuaj

Ju ndoshta po pyesni se çfarë mund të gaboni gjatë një dushi, apo jo? Pasi nuk keni nga të ikni dhe çdo pjesë e trupit do të lahet. Por jo gjithmonë ndodh kështu. Ka disa gabime të vogla që ju nuk i vini re por ka ardhur koha ti mësoni:

Lani fytyrën gjatë dushit: Duket se është shumë e përshtatshme që të lani fytyrën kur bëni dush por është e gabuar pasi temperatura e ujit është shumë e lartë dhe kjo gjë nuk i bën mirë fytyrës tuaj kështu që është më mirë të përdorni ujë të vakët në mënyrë që të mos dëmtojë fytyrën tuaj. Nuk lani këmbët tuaja: Ndoshta duket se larja e këmbëve është krejtësisht e panevojshme për shkak se ju jeni duke qëndruar gjithë kohës në ujë gjatë dushit.

Problemi me këtë ide të gabuar është se lagështia nuk do të thotë automatikisht pastërti. Këmbët tona hyjnë në kontakt me të gjitha llojet e sendeve kur ecim dhe ato djersiten shumë, transmeton living.al. Ata bëjnë një punë të madhe për ne, kështu që duhet të përkulemi dhe tu japim një larje të mirë – e meritojnë. Nuk e ndërroni shpesh sfungjerin që laheni: Është një fakt shumë i njohur se myku i pëlqen kushtet e ngrohta dhe të lagura dhe kjo është pikërisht ajo që ne kemi në dushe. Prandaj, nëse përdorni të njëjtin sfungjer për muaj me radhë, ekziston një shans shumë i mirë që të infektoheni. Përdorimi i sapunit të lëngshëm: Sigurisht, mund të ketë erë shumë të këndshme, por nëse keni lëkurë të ndjeshme, sapuni i lëngshëm aromatik nuk mund të jetë miku juaj. Disa kimikate në sapunët e lëngshëm mund të shkaktojnë acarim. Nëse lëkura juaj është e thatë dhe e ndjeshme, përdorimi i sapunit të lëngët pa aromë mund të bëjë një ndryshim të madh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 15 Tetor 2026

Dashi Sot do të hasni në pengesa të shumta. Disa prej tyre do i keni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME