Categories Lajme

Ramush Haradinaj merr mikrofonin dhe këndon si Sabri Fejzullahu? Videoja që po bën namin në rrjet

Një video e një të riu ku shfaqet duke e imituar kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, është bërë virale nëpër rrjete sociale. Fillimisht, kjo video ishte publikuar në TikTok, por që më pas është shpërndarë edhe nëpër faqe të ndryshme nëpër Instagram e Faecook. Zëri i të riut në fjalë është pothuajse identik me të Haradinajt, i cili këndon këngën “Fshatarja ime”, të Sabri Fejzullahut, shkruan Express. Ndryshe, Haradinaj disa herë ia ka dhënë këngës nëpër studio televizive. Pavarësisht se është kritikuar disa herë për këtë veprim, Haradinaj edhe sot vazhdon që të këndojë secilën herë që i jepet rasti.

“Hiti i tij” më i njohur është kënga “Kah po shkon moj zanë”, këngë të cilën e kishte kënduar edhe gjatë luftës. Madje, Haradinaj ka treguar se më këtë këngë edhe i zgjonte ushtarët. “Për ata që duan me ditë pse këndoj. Unë këngën e kam filluar në luftë. Nuk e di a prej frikës a prej trimërisë, por në luftë e kam fillu. Para lufte nuk kam këndu kurrë, në luftë nuk kem pas trumpetë, një alarm, që me na thënë zgjohuni edhe ka qenë kënga kah po shkon moj zanë. Krejt ushtarët e kanë pas mërzi këtë këngë, kur u këndu nëpër vendet ku kanë flejtë ata, ka qenë shumë e tmerrshme me pa, unë nuk kam thanë çohuni, por Kah po shkon moj zanë…”, kishte deklaruar Haradinaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME