Categories Lajme

Raporti vjetor i Shoqatës së Basteve/ Fenomeni i trukimeve lë Shqipërinë dhe kapërcen në Kosovë

Në këtë raport evidentohen vetëm ato ndeshje apo evenimente sportive mbi të cilat këto kompani bastesh kanë evidentuar parregullsi në fluksin e basteve me shifra, që ndikojnë në tregun botëror të basteve.

Duhet të theksojmë se kjo shoqatë përfshin thuajse të gjithë kompanitë më të mëdha sportive në të gjithë botën dhe ka bashkëpunim të ngushtë me Interpolin dhe Europolin në luftën për të eliminuar fenomenin e trukimeve dhe u raporton atyre rregullisht.

Në vitin 2019, ndryshe nga një vit më parë, në Shqipëri nuk është asnjë ndeshje sportive e dyshuar si e trukuar në nivele te tilla.

E kundërta ndodh me Kosovën, që tashmë ka një ndeshje futbolli të dyshimtë, me të cilën pritet të merren organet të cilëve u raporton kjo shoqatë.

Kështu, mund të themi se vendi jonë ka përmirësim në këtë aspekt, por harta e trukimeve është zhvendosur në Kosovë, ku kontrolli nuk ka qenë edhe aq i madh deri në momentin kur u anëtarësua në UEFA e FIFA.

Një problem mjaft i madh, që ndikon shumë negativisht në garën e ndershme sportive e më pas automatikisht edhe në praninë e tifozëve në stadium, siç e ka vërtetuar shumë mirë futbolli shqiptar.

Duhet të theksojmë se Europa është kontinenti me më shumë ndeshje të dyshuara, plot 87 të tilla. Gjithashtu ky fenomen është mjaft i përhapur në Ballkan, ku në vitin 2019 janë rreth 20 raste të dyshimta. Nga vendet fqinje të Shqipërisë vendin e parë e zë Greqia me katër raste.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME