Categories Lajme

Rastësia i bashkoi të dehur, pas sherrit 46-vjeçari përplasi kokën në trotuar. Detaje nga ngjarja në ish-Bllok

5 ditë pas një sherri të ndodhur në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë, bilanci është 1 i vdekur dhe 1 tjetër në kërkim. Gentian Talja, 46 vjeç ndodhej në spital që prej orëve të para të shtunës, pas një sherri që kishte pasur në gjendje të dehur me 25-vjeçarin Henri Gjapi. Palët nuk njiheshin dhe nuk kishin konflikte të mëparshme. Rastësia bëri që të gjendeshin përballë njëri-tjetrit në një kryqëzim. Ishin të dy në gjendje të dehur dhe pas fjalëve, debati çoi në konflikt fizik. Në sherr e sipër, 46-vjeçari ra në trotuar dhe përplasi kokën. Një person i tretë, Artur Gjolena, tentoi të ndërhynte për të shuar sherrin, por dëmi ishte bërë.

Gazetari Besar Bajraktaraj solli më shumë detaje rreth dinamikës së ngjarjes. Sipas tij, gjendja shëndetësore e 46-vjeçarit Talja u përkeqësua 10 orë pas ngjarjes, gjatë kohës që ndodhej në spital.

“Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në orën 02:00 të mëngjesit të datës 31 Mars, pra 5 ditë më parë ku u përfshinë 3 persona. Gjithçka ndodhi në pranë këtij kryqëzimi në zonën e ish-Bllokut. Dy prej tyre, Henri Gjapi dhe Gentian Talja po kalonin në këtë rrugë, në gjendje të dehur të dy dhe janë konfliktuar. Fillimisht ata kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe më pas janë konfliktuar me duar, duke shtyrë njëri-tjetrin dhe në këtë moment ka tentuar që të ndërhyjë dhe të shmangë debatin mes tyre, Artur Gjolena. 46-vjeçari Gentian Talja, ka pasur si gjendje të fikëti dhe është rrëzuar në tokë dhe është përplasur me bordurën e trotuarit. Si pasojë e plagës së marrë është dërguar në spital dhe për 10 orët e para që nga momenti i ngjarjes, ai ka patur një përmirësim të gjendjes shëndetësore dhe kishte kaluar edhe rrezikun për jetën, sipas edhe bluzave të bardha. Më pas ka patur edhe komunikime me oficerët e policisë e familjarët. Por pas 10 orësh gjendja e tij është përkeqësuar dhe është futur në intubim deri mbrëmjen e djeshme, ku dhe ka ndërruar jetë”.

Rastësia i bashkoi të dehur, pas sherrit 46-vjeçari përplasi kokën në trotuar. Detaje nga ngjarja në ish-Bllok
Gentian Talja

Autoritetet e shoqëruan fillimisht 25-vjeçarin Gjapi gjatë kohës që Talja ishte në gjendje të stabilizuar në spital. Por rrethanat e ngjarjes ndryshuan në momentin që 46-vjeçari ndërroi jetë dhe i riu Gjapi përballet tashmë me akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

Henri Gjapi

“Gjatë 10 orëve të para policia ka shoqëruar edhe e 25-vjeçarit Henri Gjapi i cili është marrë në pyetje për rrethanat e debatit që kanë patur dhe është lënë i lirë, pasi nuk kishte një sherr të mirëfilltë mes tyre dhe ngjarja kishte ndodhur në gjendje të dehur. Tashmë nga ana e policisë bëhet e ditur që 25-vjeçari është shpallur në kërkim dhe kemi edhe ndryshim të akuzës pasi në fillim ngjarja u referua si plagosje e rëndë, ndërsa tashmë pritet të dërgohet në prokurori me një tjetër vepër penale, ajo e vrasjes nga pakujdesia.  Sipas policisë 25-vjeçari nuk ka rezultuar në banesën e tij dhe po kërkohet nga ana e hetuesve. Sa i takon Artur Gjolenës, i cili ka tentuar të shmangtë konfliktin mes tyre ai është vënë nën hetim nga ana e policisë dhe materialet janë referuar në prokurori. Nga dëshmia dhe të dhënat që ka mundur të marrë dhe grupi hetimor ka rezultuar që i shpalluri në kërkim dhe viktima nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Ata kanë dalë në të njëjtën orë nga dy lokale të ndryshme në zonën e ish-Bllokut dhe janë takuar pranë këtij kryqëzimi dhe kanë nisur të konfliktohen dhe të shtyhen me njëri-tjetrin”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME