Categories Lajme

Rasti i Tires, Kalo: Episode të shkëputura prej individësh të pamoralshëm, mos e humbisni besimin tek ne!

Mëngjesin e kësaj të diele, mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo ndërsa drejtohej për në shërbimin Infektiv u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e humbasin besimin tek bluzat e bardha. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Kalo, duke përmendur kolegë të tij mjekë e infermierë, thotë se ata janë aty në çdo çast për të ofruar “më të mirën e përkujdesit shëndetsor përkundrejt të sëmurëve me Covid-19”.

Duke mos përmendur përmendur emra por si duket, duke iu referuar skandaleve të fundit që kanë përfshirë Covid-1 dhe 2, Kalo thotë se “disa episode të shkëputura të keqsjelljes dhe shpërdorimit të besimit nga publiku nuk duhet të zhbëjë mirëkuptimin dhe mirëbesimin reciprok.

“Disa episode të shkëputura të keqsjedhjes dhe shpërdorimit të besimit nga publiku i gjërë të kryera prej individëve të pa moralshëm, që si kudo gjinden edhe në stafin mjeksor, NUKU mundet dhe nuku duhet kurrë të zbehë apo zhbëjë Mirëkuptimin dhe Mirëbesimin tonë reciprok.” Më tej mjeku shprehet se mjekët janë duke vënë jo pak në rrezik jetët e tyre sepse “ndjenja e detyrës sonë sublime prevalon dhe kurdoherë do kujdesemi për ju.”

POSTIMI Kohë kovidiane…. E Djelë 24.01.2021….. Udhës me autobuzin e Unazës për në Spital, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive/Covid-1, Qëndra Spitalore Universitare “ Nënë Tereza”, Tiranë…. Në Spital ku sheh e prek realitetin e Punës, Përkujdesit, Përkushtimit, Profesionalizmit e Humanizmit të një Ekipi të tërë Mantelbardhësh, Infermjerësh, Sanitaresh e Stafit mbështetës…. Infermjeret e papërtuara e duararta të Pavjonit të Parë: Luljeta, Suada, Aida dhe Xhesjana janë aty në çdo çast për të ofruar më të mirën e përkujdesit shëndetsor përkundrejt të sëmurëve me Covid-19…. KURRË mos e humbni besimin në punën e përkujdesin tonë, për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish të prekur nga kjo “ flamë mbarëbotërore”….Disa episode të shkëputura të keqsjedhjes dhe shpërdorimit të besimit nga publiku i gjërë të kryera prej individëve të pa moralshëm, që si kudo gjinden edhe në stafin mjeksor, NUKU mundet dhe nuku duhet kurrë të zbehë apo zhbëjë Mirëkuptimin dhe Mirëbesimin tonë reciprok….Ju duam dhe jemi aty duke vënë jo pak në rrezik edhe jetët tona, sepse ndjenja e detyrës sonë sublime prevalon dhe kurdoherë do kujdesemi për JU…. Together forever!!!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME