Categories Lajme

Reagon për herë të parë Petrit Vasili

Petrit Vasili, Nënkryetari i LSI-së ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e së dielës, ku LSI mundi të fitonte vetëm katër mandate deputetësh në rang vendi, dhe ku prania e tij në Kuvendin e ardhshëm është ende në pikëpyetje.

Vasili shprehet se zgjedhjet nuk kanë mbaruar akoma, dhe se e gjithë opozita duhet të merret me numërimin dhe rinumërimin e çdo vote, ndërkohë që ka dhe një mesazh për të gjithë ata që kërkojnë largimin e kryetarit të PD.

Nënkryetari i LSI-së thotë se analizat dhe kërkesat për dorëheqje duhet të bëhen në kohën e duhur, dhe detyrimi që kanë sot të gjithë shqiptarët është që të faktojnë manipulimin dhe tjetërsimin e votave.

Mandati i Vasilit në Tiranë është në pikëpyetje, dhe në dorë të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila ka të drejtë që të zgjedhë ndërmjet kryeqytetit dhe Fierit, se ku do të jetë deputete.

Postimi i plotë i Vasilit: Zgjedhjet nuk kane mbaruar, perkundrazi beteja sapo ka filluar! S’ka asnje aksion tjeter dhe asnje fokus tjeter pervec numerimit dhe rinumerimit te cdo vote, te kalimit ne site te cdo procesverbali dhe te cdo shkelje e manipulimi rilindas.

Partia Demokratike, LSI dhe te gjithe partite e tjera opozitare nuk kane asnje detyre tjeter veç kesaj. Qindra mijra qytetare kane dhene voten dhe cdo vote e tyre duhet te mbrohet me cdo kusht e me cdo mjet nga te gjitha partite e opozites.

Analizat dhe kerkesat per doreheqje nuk e kane kohen sot, por ato do te behen patjeter ne kohen e duhur. Sot detyrimi ndaj popullit eshte nje dhe vetem nje: ruajtja e cdo vote dhe demaskimi i masakres mafioze rilindase te zgjedhjeve.

Ky eshte momenti qe ndan perfundimisht te shiturit peng te mafias rilindase, nga ata qe duan veten dhe Shqiperine. Cdo perfaqesues i LSI dhe cdo demokrat kane vetem nje detyre te shenjte te mbrojne cdo vote dhe te zbardhin gjithshka.

Çdo krim zgjedhor i cdo forme do te denoncohet me force, ligjerisht dhe papushim. Kurre dhe kurre Shqiperia nuk do te behet peng i mafies rilindase!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME