Categories Lajme

14 ditë mbyllur! Greqia vendos karantinë për shqiptarët

Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë publikoj kufizimet që do jenë në fuqi deri me 14 Maj në kuadrin e masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Për sa i përket Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptar Greqia vendos karantinën 14 ditore, të njëjtat masa që edhe Shqipëria vendosi për të gjithë shtetasit që hynin nga Greqia.

Për sa i përket Shqipërisë dhe qytetarëve Shqiptar janë në fuqi këto masa:

Kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë do vazhdoj të konsiderohet i mbyllur, dhe si pasojë nuk lejohet asnjë lidhje me linja taktike qoftë tokësore qoftë detare. Autobusët , mini van, makina me targa shqiptare dhe anije e kanë të ndaluar të hyjnë në Greqi.

Ndalohet hyrja në Greqi e qytetarëve shqiptar që duan të vijnë në Greqi për arsye turistike apo vizite. Ndalohen personat me pasaportë shqiptare, apo me 90 ditorëshin. Në Greqi lejohet të hyjnë vetëm personat që kanë leje qëndrimi ose nënshtetësi greke.

Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi, pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë (avion, autobus , makine etj) duhet të plotësojnë 24-48 orë përpara mbërritjes në Greqi, Formularin PLF.

Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi, pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë është e nevojshme të paraqesin Test negativ RT-PCR që duhet të jetë bërë deri në 72 orë përpara nisjes për në Greqi.

Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi nga Shqipëria pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë duhet të bëjnë karantinë 14 ditore në shtëpinë e tyre.

Pikat kufitare do punojnë çdo ditë nga ora 7.00 deri në orën 19.00, nga Pika kufitare e Kakavijës do lejohet të kalojnë deri ne 400 veta. Kapshtica do jetë e mbyllur. Të gjithë pasagjerët që do lëvizin jashtë Greqisë duhet të plotësojnë dhe PLF 24 orë përpara udhëtimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME