Categories Lajme

PAA uron PS-në për fitoren në zgjedhje/ Duka: PD dhe Basha të nxjerrin mësimet e duhura nga humbja

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, pjesë e koalicionit opozitar “Aleanca për Ndryshim”, uroi sot Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa theksoi se “nëse humbësi nuk ka forcën morale t’i japë dorën fituesit është i dënuar të humbasë përsëri”.

“Në jetë jam rrëzuar shumë herë, por jam ringritur po aq herë. Kam dërrmuar gjunjët, por nuk më ka lejuar zemra të thyhem.

E kam bërë për herë të parë në zgjedhjet e 2005-ës kur isha i pari kandidat socialist që u ndjeva fitimtar duke njohur kundërshtarin si fitues.

E kam bërë gjithmonë në këto vite dhe do të vazhdoj ta bëj sërish si pjesë e një morali që tenton të gjejë arsye dhe të drejtë edhe tani mbas 25 prillit, sepse jam i bindur se suksesi i mundshëm i qeverisjes së rikonfirmuar të Edi Ramës nuk është medalje për të, por një e mirë publike”, tha Duka.

Njëlloj, vijoi ai, siç jam i bindur se dështimin e Edi Ramës në qeverisje nuk e vuan kryeministri që është një funksion i përkohshëm, por qytetari shqiptar, pjesë e një shoqërie.

Duka tha se “nëse humbësi nuk ka forcën morale t’i japë dorën fituesit është i dënuar të humbasë përsëri”.

“E kam ndjekur Lulëzim Bashën edhe kur nuk kam patur të njëjtin mendim, nuk kam qënë në asnjë moment dakord me djegien e mandateve, as me bojkotimin e zgjedhjeve vendore por prapë së prapë kam respektuar gjithnjë vendimmarrjen brenda koalicionit.

Këto vendime të gabuara na kushtuan shumë. Nuk mund të fajësojmë kundërshtarin politik përse përfitoi nga gabimet tona por përkundrazi, duhet të korrigjohemi për të mos i përsëritur ato në të ardhmen edhe pse unë i kam konsideruar të gabuara ato vendime e jam dakordësuar me ndërgjegje të plotë dhe për këtë fajësoj veten dhe jo të tjerët.

“‘Na vodhën, na shtypën, na sakatuan, prandaj do vazhdojmë avazin e vjetër’, kjo nuk është strategji pozitive për ne, por më këtë le të merret drejtësia”, tha ai.

Duka tha se “nuk dua të diktoj mendimin tim, por si Kryetar i PAA-së duke shprehur edhe mendimin e Kryesisë së PAA, marr përsipër gabimet e bëra dhe i uroj kundërshtarit politik suksese në qeverisjen e ardhshme”.

“Dëshiroj me gjithë zemër që Partia Demokratike dhe Lulëzim Basha të nxjerin mësimet e duhura nga kjo humbje dhe të fitojnë në ndeshjen e radhës. Urojmë fituesit për katër vitet e ardhshme dhe të punojmë të gjithë bashkë për një opozitë të fortë e konstruktive duke udhëhequr vendin në proceset integruese.

PAA do jetë në shërbim të fermerëve, blektorëve, agro-përpunuesëve pra në shërbim të té gjithë shtresave për të cilat PAA ekziston si forcë politike. Faleminderit dhe mirënjohje të thellë të gjithë atyre që më besuan dhe votuan duke u zotuar që do të jem me ta dhe për ta deri në fund pa asnjë rezervë”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME