Categories Lajme

Reagon shoferi që përplasi Kejvina Kthella: Iku se ishte e dehur, makinën e kishte marrë me qira!

Kejvina Kthella rrëfeu në BBV një rast aksidenti me Range Rover ku përplasi një familje që po shkonte në spital. Modelja deklaroi më pas publikisht se ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe ishte nisur për Vlorë.

Ajo e rrëfeu ngjarjen me nota humori në ekran, ndërkohë që për JOQ ka ardhur edhe reagimi i kryefamiljarit që ajo përplasi. Ai thotë se ajo u largua nga vendngjarja pasi ishte e dehur dhe kishte frikë t’i nënshtrohej testit të alkoolit e ndër të tjera se makinën tip ‘Range Rover’ e kishte marrë me qira.

‘Mirë që fajtore ishte ajo, por kishte një sjellje të jashtëzakonshme arrogante dhe më e bukura ishte se u lagua nga vendi aksidentit. Nuk denjojë të priste policinë. Keto vipa po prodhon televizioni. Shiten shumë shtrenjtë në Instagram dhe ekran, por që realisht janë njerëz pa edukatë dhe pa etikë komunikimi”,-shkruan i aksidentuari K.V.

Për më shumë, në momentin që ndodhi aksidenti, i aksidentuari shtoi se ajo është shpallur “Alert” në sistem, sepse iku nga vendi i ngjarjes.

“Ndihem me të vërtetë i indinjuar nga deklaratat e ‘vipes më të madhe në vend’, Kejvina Kthellës. Me paturpësinë më të madhe, perveç se përdor gjuhë tallëse ndaj qytetarëve që ka aksidentuar, e tregon të gjithë ngjarjen me një delir madhështie, sikur ka bërë një veprim që është për t’u vlerësuar.

Une jam qytetari që më ka aksidentuar. E nderuara Kthella, perveçse arrogante nëe komunikim, ka bërë dhe një sjellje komplet të papërgjegjshme në vendin e aksidentit. E gjithë menyra sesi e tregon ngjarjen, tregon shumë për të si njeri.

Dhe dua t’i them Kejvinës që makinën e kishe të marrë me qira, mos e shit veten per diçka që nuk je. Dhe së fundmi, i them Kthellës mos ta prargjykojë librin nga kopertina. Nuk e di me çfarë niveli njerëzish ke të bësh. P.S: Makinën e kam dy herë më të madhe se ajo që kishe marrë ti e dashur me qira!”, është shprehur ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME