Categories Lajme

Refuzoi vaksinën e Covidit, kamerierja pushohet nga puna: Po përpiqem të bëj një fëmijë…

Një kameriere nga Nju Jorku është pushuar nga puna pasi u tha shefit të saj se nuk do të marrë vaksinën e Covid-19 sepse po përpiqet të mbetet shtatzënë. Bonnie Jacobson u shkarkua nga puna pasi shefi i saj i restorantit Red Hot Tavern prezantoi rregullat e reja, ku i gjithë stafi duhej të vaksinohej.

Autoritetet shëndetësore amerikane janë shprehur se vaksinimi është një zgjedhje personale për njerëzit që janë shtatzënë. Bonnie tha për mediat e huaja se ajo u pushua nga puna pasi i dërgoi shefit një email ku i shkruante se nuk dëshiron të vaksinohet sepse ajo dhe burri i saj po përpiqen të bëjnë një fëmijë.

“Unë isha i sinqertë, kam rezervat e mia për këtë, fola me një mjek dhe më tha që nuk ka problem dhe nëse nuk vaksinohesh”, u shpreh kamerierja.

Ajo tregon se fillimisht, shefi i restoranti i tha se vaksina nuk ishte e detyrueshme. Por ditë më vonë mori një email duke i komunikuar politikën e re për të ruajtur një mjedis të sigurt pune. Bonnie është shprehur se nuk do përpiqet që të rifitojë vendin e punës me një proces gjyqësor dhe nuk është kundër vaksinimit.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se vaksina është e sigurt por rreziqet aktuale të vaksinave që marin për gratë shtatzënë dhe fetusin e tyre janë të panjohura sepse këto vaksina nuk janë studiuar tek gratë shtatzëna.

Billy Durney, i cili është pronari i Red Hook Tavern, tha në një deklaratë për mediat e huaja:  Sapo Nju Jorkut lejoi punëtorët e restoranteve të merrnin vaksinën Covid-19, ne menduam se kjo ishte mundësia e përsosur për të vendosur një plan për të mbajtur ekipin tonë dhe mysafirët e sigurt. Askush nuk është përballur me këto sfida më parë dhe ne morëm një vendim që menduam se do të ishte më e mira për të gjithë. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME