Categories Lajme

Rifillojnë udhëtimet në Evropë, Britania, Portugalia dhe Spanja, heqje të masave

Pas një izolimi mbi dymujor trafiku ajror fillon aktivitetin në Europë. Por asgjë nuk do të jetë si më parë. Në Britani udhëtarëve u kërkohet të qëndrojnë 14 ditë në karantinë, ndërsa në Portugali dhe në Spanjë pavarësisht heqjes graduale të masave kufizuese, frika për të udhëtuar me avion mbetet.

Të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar janë të detyruar të qëndrojnë 14 ditë në karantinë, duke filluar nga 8 qershori.  Duke iu përgjigjur reagimet nga kompanitë ajrore dhe aeroportet, qeveria britanike tha se nuk po e mbyll vendin, por vetëm po përpiqet që ta mbrojë nga një valë e dytë goditëse nga virusi që tani ka filluar të përhapet me shpejtësi në Amerikën Jugore.

“Tani që shpërthimin e virusit e kemi lënë pas, ne duhet të ndërmarrim hapa për t’u mbrojtur nga rastet e importuar. Ndërsa numri i rasteve në mbarë Mbretërinë e Bashkuara po bie, po rritet numri i udhëtarëve nga jashtë, kjo gjë mund të përbëjë rrezik të madh,” tha ministrja britanike e Punëve të Brendshme Priiti Patel.

Në Portugali, qeveria ka lajmëruar se turistët janë të mirëpritur, ndaj dhe aeroportet e Lisbonës dhe Portos po ndeshen me një trafik më të lartë, ndonëse numri i personelit të sigurisë është më i madh nga ai i pasagjerëve.  Tani mbajtja e maskës dhe distancimi fizik është i detyrueshëm për të gjithë. “Është shumë ndryshme. Çdo gjë është e zbrazur tani. M’u duku sikur i gjithë avioni ishte për mua. U ndjeva i sigurt dhe kjo besoj se është gjëja më e mirë,” thotë një prej pasagjerëve të parë.

Duke shfrytëzuar motin e favorshëm shumë francezë mbushën plazhet në fundjavë, por policia vazhdoi t’ju kujtojë të gjithë se larja në dret mbret e ndaluar. Në Spanjë, kufizimet mbeten ende në fuqi në Madrid dhe në Barcelonë, dy prej qyteteve të goditura më rëndë nga pandemia. Heqja graduale e masave kufizuese do të fillojë nga e hëna dhe qytetarët do të kenë sërish mundësi të ulen nëpër bare dhe restorante, por duke mbajtur maskë. Spanja është një prej vendeve europiane ku mbajtja e maskës në publik është e detyruar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME