Categories Lajme

Ndërtimet pa asnjë masë sigurie, punonjësit mund të bien nga kati i 9-të

Në zonën e ish fushës së Beksave në Tiranë pallatet shumë katëshe ndërtohen pa asnjë masë mbrojtëse për punonjësit.  Kompania nuk ka vendosur as skela dhe as rrjetën mbrojtëse, teksa punonjësit shfaqen nën rrezikun e rënies nga kati i nëntë

Ora News ka ngritur jo pak here shqetësimin për mungesën e kushteve të punës në ndërtimin e pallateve shumëkatëshe. Madje vetëm pak ditë më parë  një punonjës humbi jetën pasi ra nga pallati në zonën e fushës së aviacionit, ku ishte duke punuar në kompaninë Turdiu. Ora News sjell sot pamje edhe më tronditëse.

Në këto pamje amatore, shfaqen dy punonjës në katin e nëntë të pallatit në ndërtim pranë zonës së oxhakut në atë që quhet ish fusha e Beksave. Pa asnjë masë mbrojtëse dhe ku era në lartësi është e madhe, vazhdojnë të punojnë për ngritjen e katit të radhës.Madje një prej tyre guxon dhe zbret në ballkonin provizor prej dërrase.Sipas rregullores pallatet në ndërtim duhet të jenë të rrethuara me skela dhe me mbështjellësen e posaçme.

Kjo për të parandaluar që një punonjës të bjerë nga kate të larta, por dhe për të mos lejuar që nga lartësia të bien material të renda që do të shkaktonin dëme për kalimtarë. Por pamjet flasin qartë, në këtë objekt nuk ka asnjë masë mbrojtëse. Vetëm në një anë duket se janë vendosur skela, por në pjesët e tjera punonjësit janë në mëshirë të fatit.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME