Categories Lajme

Rama nuk mban premtimin/ Shqiptari gjobitet në Kakavijë me 1200 euro

Para disa kohësh Kryeministri Rama tha se çdo shqiptar që ndodhet në Greqi dhe i ka mbaruar afati 90 ditor i qëndrimit për shkak të mbylljes së kufirit nuk duhet të shqetësohet kur të kthehet në vend përsëri pasi nuk do gjobitet.

Fjala e Ramës:

Miq që jeni në Greqi me leje 90 ditore! Qeveria greke nuk do t’ju penalizojë për shkelje të pavullnetshme të afatit si pasojë e mbylljes së kufirit! Kufiri është i mbyllur prandaj qëndroni pa lëvizur, mbroni veten dhe familjet tuaja.
Por nuk ka ndodhur kështu. Një shqiptar që ka qenë në Greqi për më shumë se 90 ditë për shkak të mbylljes së kufijve prej pandemisë tregon se është gjobitur në pikën doganore Kakavijë-Gjirokastër sot ndërsa ka kaluar kufirin dhe është futur në Shqipëri.

Ai rrëfen për JOQ Albania se nuk ka marrë asnjë informacion për arsyen pse u gjobit me shumën e majme prej 1200 eurosh ndërsa tregon se afati i qëndrimit i kishte kaluar vetëm me 4 ose 5 ditë. Ndërsa kryeministri premtoi se askush nuk do gjobitej e vërteta qëndron ndryshe.

Mesazhi i qytetarit për JOQ Albania: Shikojeni sot dt 22 shifi vet vulat. 1200 euro gjobe. Kakavije-Gjirokaster sot. Ska motiv pse vune gjobe as sju han fare per ne thjesht vendosi gjoben. Mka mbaruar afati 4 dite ka ose 5 po sduan tja din.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME