Categories Lajme

Rikthehet acari, temperaturat pritet të zbresin deri -6°C

Shqipëria

Masat e ftohta me origjinë verilindore-Lindore do të kushtëzojnë në vendin tonë mot të ftohtë, situatë cila do të jetë prezent, gjate orëve të paradites dhe në të gjithë territorin ndërsa mesdita dhe pasditja do të sjellin herë pa shere kalime të vranësirave si fillim në zonat malore dhe gradualisht vranësirat do të përfshijnë të gjithë vendin duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore.

Temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes dhe mesdita sjellë rënie të tyre duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Peshkopisë -6°C , ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës 10°Celsius.

Era do fryjë e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior -verilindor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzimi 5 balle.

Kosova

Përsa i përket, Republikës së Kosovës; do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë prezente gjatë paradites por orët e pasdites do të sjellin vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin mbeten serish problematike ngricat për shkak të temperaturave disa gradë nën zero në të gjithë Kosovën.

Orët e vona të natës do të shpeshtojnë vranësirat duke rrezikuar momente me flokë dëbore.

Maqedonia e Veriut

Po ashtu, Maqedonia e Veriut paraqitet nën dominimin e motit të kthjellët, por të ftohtë, pasi temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie të ndjeshme si rezultat i masave të ftohta verilindore që kanë përfshirë të gjithë rajonin e Ballkanit.

Pjesa e dytë e ditës do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta nëpër të gjithë Maqedoninë e Veriut, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veri-veriperëndimore, por mundësia për reshje është thuajse zero

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME