Categories Lajme

Rinas, tentuan të kalonin 12 840 euro veshje dhe 17 420 paundë, procedohen 3 persona

Policia Kufitare e Rinasit ka goditur 2 raste të kontrabandës së mallrave dhe 1 rast i mos deklarimit të të hollave në kufi.

Kështu, policia ka sekuestruar veshje të ndryshme me vlerë që shkonte deri në 12 840 euro dhe 17 420 paundë.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, gjatë përpunimit të dokumentacionit, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar për kontroll më të detajuar në vijën e dytë, bagazhet e shtetaseve Xh. S. dhe D. Sh., në të cilat u gjetën veshje të padeklaruara në Degën e Doganës Rinas, me vlerë 12 840 euro.

Po ashtu gjatë kontrollit më të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin D. H., të cilit i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 17 420 paund, të cilat ai nuk i kishte deklaruar.” – njofton policia.

Në përfundim të veprimeve, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nisi procedimi penal për shtetaset Xh. S. dhe D. Sh., dhe për shtetasin D. H.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME