Categories Politike

“Moment kritik për vendin”/ Mbledhja e Këshillit Kombëtar, flet Berisha: Rama mbron një ‘Putin’ të vogël, mbulon shërbimet që i bën Beogradit duke…

Kreu i PD, Sali Berisha, në nisje të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të kësaj partie, tha se kjo mbledhje vjen në një moment tepër kritik për vendit ndërsa hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, për raportin që ky i fundit ka me Serbinë dhe presidentin Aleksandar Vuçiç.

Sali Berisha: Kjo mbledhje bëhet në një moment jashtëzakonisht kritik për vendin, shoqërinë dhe kombin. Siç ndiqni situatën, Edi Rama çdo javë, muaj, zhytet gjithnjë e më thellë në vasalitet të plotë ndaj Presidentit serbomadh Vuçisalitet të plotë ndaj presidentit serbomadh Vuçiç dhe Beogradit. Nëse ju merrni diskurin e tij të muajit të fundit, njeriun më të mbrojtur, më të cituar në botë, në fjalimet e Ramës, do të gjeni Vuçiçin.

Ky vasal i tij kalon nga samiti në takimit, nga takimi në takim, duke mbrojtur një Putin të vogël në rajon, duke i dhënë këshilla Europës dhe botës, duke justifikuar plotësisht rreshtimin e Vuçiçit, duke i paraqitur kërkesën për zbatimin e sanksioneve si një kërkesë të rrezikshme për paqen, e vërteta është se prapa mbrojtjes që Rama i bën aksit Moskë-Beograd, qëndron vasaliteti i tij nga Beogradit dhe indirekt ndaj Moskës, qëndron shkelmimi që u bën interesave të shqiptarëve.

Në këtë diskur Rama në mënyrë absolutisht antishqiptare dhe çnjerëzore, u thotë shqiptarëve dhe botës se ‘unë nuk bie dakord me Kurtin për qëndrimin ndaj të shkuarës’. Kërkesën që i drejton Vuçiçit për njohjen e Kosovës e ka të miratuar nga padroni i tij, në fakt Vuçiçi nuk mërzitet nga kjo kërkesë, e shumëzon me zero dhe këtë e ka të qartë çdo qytetar i Kosovës, por dhe serb. Më këtë kërkesë, alibi, ai mbulon të gjitha shërbimet që i bën Beogradit, aksit Moskë-Beograd.

Duke besuar se vendosur si maskë kërkesën publike ndaj Vuçiçit për njohjen e Kosovës, do mund ta përdorë për të mbuluar shërbimet e tij ndaj Beogradit, justifikimin e shndërrimin të Serbisë në një prapavijë të rëndësishme të Rusisë, defakto ai mbron me Ballkanin e hapur këtë bosht, këtë politikë. Edi Rama në qëndrimin ndaj Vuçiç dhe Beogradit, shkelmon mbi gjakun e shqiptarëve vetëm në luftën e fundit. Çfarë je ti zotëri, që kërkon të arkivosh gjenocidin e Serbisë në Kosovë? Çfarë autoriteti ke përveç skllavërisë ndaj Vuçiçit?!

A mundet avokati i Vuçiçit të na thotë pak në interes të kujt është kjo marrëveshje, në një kohë kur i kërkohen sanksione ai firmos marrëveshje për bashkëpunimin në politikën e Jashtme me Vuçiçin. A ka më një hap tjetër që duhet të marrë për të vërtetuar vasalitetin ndaj Vuçiçit. Po i merr të gjitha. mosnjohje n e Kosovës e justifikon me qëndrimin e qeverisë së Kosovës për gjenocidin e Beogradit. Një shqiptar nuk mund të bëjë këtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME