Categories Lajme

RRËFIMI/ “Iu mpi buza dhe krahë, s’vdiq nga COVID-19”, motra e 21-vjeçares bën rrëfimin tronditës, përgënjeshtron MSH: U infektua në spital…

Mosha e viktimave të koronavirusit në Shqipëri është ulur, duke shqetësuar edhe ekspertët e shëndetësisë. Pak ditë më parë në Shqipëri u shënua edhe viktima më e re e COVID-19, 21-vjeçarja, Amantia Çarçiu. Mirëpo motra e saj, në një dëshmi për JOQ Albania, ka hedhur poshtë versionin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ajo është shprehur se motra e saj nuk ndërroi jetë nga COVID-19. Vajza ka treguar, se motra e saj ankohej për frymëmarrjen e rënduar vazhdimisht dhe kishte mpirje të buzëve, mollëzave të gishtave dhe krahëve, ndërsa prej 4 ditësh i kishte bajamet e qelbëzuara.

Më tej ajo shton, se motrës së saj i bënë skanerin e tamponit por familjes nuk iu komunikua asnjë rezultat. Vajza pretendon se motra e saj e mori COVID-19 në spital, ndërsa thotë se asnjërit prej familjarëve nuk iu bë tamponi.

“Pershendetje. Jam motra e Amantia Çarçiut, dua tju them tgjith botes qe motra ime nk iku nga virusi. Amantia ankohej prej kohesh per frymemarrjen e renduar, mpirje buze, mpirje te mollzave te gishtave, mpirje krahu. E kemi vizituar dhe i kane thene per renie imediate ne peshe dhe ne po organizonim vizitat e rradhes per problemin e Amantias. Motra ime 4 dite ka qen me bajame te qelbezuara por jo me temperatur te theksuar. Esht kuruar ne shtepi per keto. Ne daten 7 korrik ne dark motra ime u ankua prej frymemarrjes dhe mpirjes se buzes gjithashtu dhe iu rrit temperatura menjehere. Lajmerova ambulancen qe erdhen e moren pas gati 1 ore se nk kishin veshjen e pershtatshme per tna ardhur ne shtepi. Motra ime ka zbritur vet me kembet e saja per tek ambulanca. Ishte koshiente por ndiente mpirje.

Amantias iu be tamponi, skaneri, e plot analiza te tjera dhe ne familjarve nuk na u tha kurr asnje rezultat Na thoshin vetem qe esht heret per te folur se Amantia ka probleme te tjera. Kemi folur me motren gjat gjith kohes. Me bejn shum analiza na thoshte. Dime qe jan kujdesur shuuuum per Amantian se mernim informacion dhe gjithashtu na thoshte dhe vete. Amantia nuk ka ndenjur ne intubim gjat..as 24 ore jo Theksoj qe ne familjareve nuk na eshte ber tamponi, e theksoj nuk na eshte ber tamponi.

Asnje nuk ka asnje simptom Amantia e ka mar virusin ne spital Amantia esht ndar nga jeta ne date 14 korrik jo ne 15 Ne familjareve na eshte dhen lajmi ne date 15 ne mengjes Ne skeden e vdekjes shkruhet data 14. Motres time mbase i erdhi caktimi i zotit e ju mblodhen te gjitha por nuk iku me korona ne spital ..jam e sigurt per kete. Nuk kemi asnje simptom. As shoqeria jon..as te afermit. MOTRES TIME NUK I MUNGOI KUJDESI NE SPITAL SEPSE E DIME. U moren serjozisht me Amantian por ishte fati i tille..un kam pengje te tjera qe do ti ndjek deri ne fund. Kam shum boshlleqe per te plotsuar per kete situat. AMANTIA ISHTE E PASTER SI KRISTALI U detyrova te shkruaj ti qetsoj sado pak shpirtin motres”, shprehet motra për JOQ Albania.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME