Qeveria Rama vjen me një ligj të ri për qarkullimin e automjeteve dhe për përmirësimin e sigurisë rrugore në Shqipëri.
Në njoftimin e publikuar në Fletoren Zyrtare, thuhet që krahas kontrollit teknik, do të ngrihen grupe pune qe do të bëjnë kontrolle të rastësishme në rrugë. Ministritë përkatëse ajo e Transporteve dhe e Brendshme e motivojnë vendimin për dy arsye; rritjen e sigurisë rrugore dhe pakësimin e ndotjes së ambienteve.