Categories Politike

Rama takim me mësuesit në Tiranë: Do rishohim pagat

Pak ditë përpara hapjes së shkollave në gjithë vendin, kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me mësues të shkollave të ndryshme dhe ka njoftuar se në kanalin e RTSH do të vijojë dhënia e mësimit nga mësuesit e nivelit më të lartë në vend. Kjo iniciativë bëhet për ti ardhur në ndihmë edhe familjeve në zonat më të thella të vendit të cilët kanë pak mundësi për të ndjekur shkollat.

“Kryeministria – “RTSH Shkolla” një mundësi e re për nxënësit tanë. Një kanal televiziv që i shërben ekskluzivisht arsimit, si një mundësi reale mësimi me mësuesit më të mirë shqiptarë, për të gjithë nxënësit, e sidomos për këtë fazë të vështirë ku mësimi duhet të zhvillohet në kushtet e mbrojtjes së shëndetit nga virusi Covid 19”, shkruan Rama. Më tej në bisedën me mësuesit kryeministri u shpreh:

“Mendoj se ka një vlerë të madhe jo thjesht për shkak të kësaj situate por ka një vlerë të madhe për të gjithë në dy aspekte të tjera. Njëri është mundësia që i jepet çdo nxënësi që të bëj verifikim të dyfishtë të mësimit që ka marrë dhe të mund ta ndjekë mësimin edhe me një mësuese që nuk e njeh, por që është një nga mësueset më të mira në Shqipëri dhe të plotësohet për mësimin. Nga ana tjetër kjo do të sfidojë mësuesit e tjerë të cilët japin mësim lëndët që jepni ju. Të njëjtin mësim nxënësit do të mund të shohin nga një mësuese e nivelit më të lartë që kemi.

Kjo është një mundësi që sistemi është përpjekur ta maksimizojë përmes metodave të mësimdhënies. Me siguri ata do të bëjnë krahasimin e tyre, se si jepet mësimi nga mësuesit më të mirë të Shqipërisë. Kanali do të sjellë dobi të madhe. Me këtë kanal do të lehtësojmë jashtëzakonisht barrën e familjeve që jetojnë në zona të thella të cilët nuk kanë shumë mundësi. Vetë sistemi nën drejtimin e ministrisë së arsimit do të fillojnë të adaptohet duke dhënë mësimin në televizion dhe aktivitetet të tjera në shkollë.

Televizioni dhe ekrani i kompjuterit nuk e zëvendëson dot marrëdhënien e mësimdhënies në realitetin e prekshëm me mësuesin pranë. Me këtë kanal ne i japim mundësi nxënësve të dëgjojnë mësimin nga mësuesit më të mirë. Do të bëjmë çmos të rrisim mbështetjen për mësuesit edhe pse kushtet nuk janë ende për të menduar për këtë. Shumë shpejt do të konlkudojmë në lidhje me këtë, paralelisht jemi duke menduar për një sistem të meritës së mësuesve.

Mesuesit si ju, do të duhet të  vlerësohen edhe financiarisht ndryshe, në bazë të kritereve të matshme, ne po bëjmë një proces të rëndësishëm në implementimin e punës e programit të shkollës së drejtorëve, për të rritur nivelin e drejtorëve të shkollave.Kanë filluar kualifikimet e para, dhe mësuesit do të hiqen nga kthetrat e politikes. Mësuesit nuk hiqen sipas erës politike apo tarafeve apo ryshfeteve, portali tanimë është konsoliduar dhe na jep mundësi që rekrutimi i mësuesve të jetë sa me transparent.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME