Categories Lajme

Rriten rastet me probleme të shëndetit mendor, Manastirliu: Trajtim jo në spitale, hapet shtëpia mbështetëse në Kavajë

Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hapi Qendrën e re Komunitare të Shëndetit Mendor dhe Shtëpinë Mbështetëse në Kavajë, për të ofruar shërbime rehabilituese për personat me çrregullime të shëndetit mendor.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu mori pjesë në hapjen e qendrës së re, ku theksoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të implementuar planin e de-institucionalizimit, që siguron shërbime sa më afër modelit familjar për personat me probleme të shëndetit mendor.

Bazuar në strategjinë e shëndetit mendor që qeveria shqiptare është duke zbatuar, jam e kënaqur teksa sot shohim të bëhet realitet plani ynë për deinstitucionalizimin dhe decentralizimin e shërbimeve të shëndetit mendor, me hapjen e Shtëpisë Mbështetëse dhe Qendrës Komunitare të shëndetit mendor në Kavajë, sepse, po krijojmë mundësi për trajtim të specializuar të personave me probleme të shëndetit mendor në Shtëpi Mbështetëse, që i përngjajnë mjedisit familjar”, tha Manastirliu.

Shtëpia Mbështetëse në Kavajë, një strukturë e re socio-shëndetësore, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 81 milion lekë do të ofrojë dy shërbime: do të shërbejë si qendër komunitare e shëndetit mendor si dhe Shtëpi Mbështetësë me një ekip multidisiplinar të përbërë nga mjek psikiatër, infermierë, psikologë dhe punonjës social që do të shërbejë për rehabilitimin e personave me çrregullime më të lehta të shëndetit mendor që do të transferohen nga spitali i Elbasanit. Bazuar në strategjinë e shëndetit mendor, me hapjen e qendrës së Kavajës shkon në 10 numri i qendrave komunitare të shëndetit mendor të hapura në rang kombëtar dhe 13 Shtëpi Mbështetëse për rehabilitimin e personave me crregullime të shëndetit mendor.

Ajo çfarë ne jemi duke realizuar nëpërmjet strategjisë së re për sa i përket kujdesit parësor është pikërisht fokusi në shërbimin socio-shëndetësor. Dhe kjo qendër qe ne tashmë hapim për herë të parë në Kavajë, do të ketë integrimin e shërbimeve socio-shëndetësore në plan të parë, që do të thotë aty ku ka shërbim social është i atashuar dhe shërbimi shëndetësor dhe aty ku ka shërbim shëndetësor do të jetë i atashuar dhe shërbimi social”, tha Manastirliu.

Duke falenderuar Komunitetin Sant’Egidio për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve për ofrimin e shërbimeve të tilla model, Manastirliu tha se fokusi i qeverisë është ofrimi i shërbimeve sa më afër modelit familjar.

Ne kemi sot 680 shtretër në të gjithë Shqipërinë për sa i përket trajtimit të personave të cilët vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, por çfarë është më e rëndësishme është pikërisht krijimi i strukturave akomoduese larg spitaleve ku të mundemi të mbështesim këto persona të cilët do të mund të marrin shërbimin në kushte shtëpie, në kushte familjare”, tha Manastirliu.

Sëmundjet e shëndetit mendor vijnë në rritje nga viti në vit dhe sipas të dhënave botërore, në vitin 2020 pritet të zënë vendin e parë në Botë, ku 1 në 4 persona mund të preket nga këto probleme. Aktualisht është rritur edhe rimbursimi i medikamenteve falas për këtë kategori. Gjatë këtij viti janë 1.9 milion dollarë për rimbursimin e barnave për semundjet e shëndetit mendor (190 milion lekë)  ose 3% më shumë krahasuar me vitin 2018.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME