Categories Lajme

Rritja e çmimit të naftës/ Rama: Ose do të paguajmë diferencën e biletës për ata që hipin në autobus, ose do të heqim taksën e karburantit! Ku t’i gjejë shteti paratë?!

Kryeministri Edi Rama iu drejtua protestuesve gjatë një takimi me pensionistët se ka dy rrugë për zgjidhjen e rritjes së kostos si pasojë e krizës ku ndodhet vendi.

Rama deklaroi se qeveria ose do të paguajë diferencën e biletës që qytetarët të mos e ndjejnë diferencën ose do të heqë taksën e karburantit.

“Për muaj të tërë që po financon nga buxheti dhe sapo shfaqen shenjat dhe unë dal atje dhe them brenda javës do kemi paketë mbështetëse, dalin dhe thonë nuk duhet ta lëmë këtë herë të na shpëtojë. Kush do u shpëtojë këtyre? Unë? Kjo është e turpshme.

Fyen kombin shqiptar sepse ne nuk jemi njerëz. Shqiptarët nuk janë njerëz kaq të lidhur me zorrët.

Të tjerët po lënë jetën dhe po shkatërrohen totalisht. Ne jemi vend i NATO-s. Jemi vend i Europës. Ne e dimë çfarë do të thotë të jetosh në diktaturë. Qeveria po bën gjithçka mundet për të mbështetur sa më shumë njerëzit. Na tregojnë këta që ne qenkemi vend i tillë. Dalin dhe protestojnë në emrin tuaj.

Çfarë kërkojnë me iphone dhe x5? Kërkojnë të hiqet taksa e karburantit. Për ata mijëra që hipin në autobus ka dy rrugë. O do ju paguajmë ne diferencën e biletës që të mos ndjejnë që diferenca është dy fishuar ose do të heqim taksën e karburantit. Se nga diku do të vijnë paratë. Se ku i gjen shteti paratë?!”, u shpreh Rama.

Rama foli edhe për paketën e rezistencës sociale për të mbrojtur kategoritë e pensionistëve dhe grupeve të tjera të rriskuara nga kërcimi i çmimeve të produkteve të shportës.

“Ne kemi bërë një paketë që do mbështesë mbi 400 mijë pensionistë të gjithë atyre kategorive që kemi përmendur. Pensionistë që kanë statuse të tjera. Pensionistë që marrin më pak se gjysma e pagës minimale.

Janë mbi 400 mijë që do të mbështeten. Bashkë me gjithë personat me aftësi të kufizuara. Bashkë me familjet me ndihmë ekonomike. Sa është rritur shporta duke u bazuar te INSTAT. 25 mijë lekë plus. Atëherë do të kenë 30 mijë lekë në muaj për tre muaj rresht me shpresën që kjo do të stabilizohet”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME