Categories Lajme

Rruga në Vlorë kthehet në burim aksidèntesh, shkak shpejtësia e lartë

Rrugët në vendin tonë vijojnë të marrin jetë njerëzish. Herë nga pakujdesia e shoferëve e herë nga kushtet e rrugëve, viktimat në akse rritet dita ditës. Në Vlorë, rruga Zenel Murra, pjesë e unazës së madhe të qytetit është kthyer në një aks problematik për qytetarët. Edhe pse sinjalistika rrugore detyron shoferët të mos e kalojnë shpejtësinë e 40 kilometrave në orë, një gjë e tillë shpesh herë nuk zbatohet.

Ky parakalim, i një mjeti të tonazhit të rëndë në një rrugë me dy kalime tregon pakujdesinë e shoferëve. Qytetarët ankohen për shpejtësinë e madhe në këtë aks problematik. “Ka qenë dhe mbetet probleme kjo rruga këtu. Është shtruar dhe shoferët ecin me sa kanë në tokë.” “Këtu ecin me shpejtësi shumë të madhe. Kemi parë aksidente.” Ata kanë qenë dëshmitarë edhe të aksidenteve.

“Të ulin shpejtësinë makinat. Këtu duhet të ecin avash se është zonë e banuar.”  Vetëm në këtë vit, 4 aksidente janë shënuar në këtë aks rrugor, me dëme të shumta material por pa viktima. Ndërsa një vit më parë 2 kalimtarë dhe një drejtues mjeti kanë humbur jetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME