Categories Lajme

Rudina Hajdari nuk ‘qetësohet’: Bllokova foltoren sepse aq kam në dorë

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari vijon të mbetet e nevrikosur sepse në Kuvend u votua Kodi Zgjedhor. Ndonëse bllokoi foltoren, nuk e pengoi votimin. Në djaaljen para gazetarëve, u shpreh se bllokimin e folotres e bëri sepse aq kishte në dorë dhe u përpoq me të gjitha mënyrat për të ndaluar procesin që e cilëson “farsë”.

Rudina Hajdari: E bllokova foltoren sepse shpreha revoltën që ka shumica e shqiptarëve që ishte personi që bëri premtimin në parlament se d të kthente sovranitetin popullit duke hapur listat që të votojnë në mnëyrë të drejtpërdrejtë ata kandidatë, deputetë që do ti votojnë nesër. Vuri mbi interesat e të gjithë shqiptarëve, vuri interesat e një grupi njerëzish, vuri interesat që përmendi edhe vetë.

Ndaj sot qëndrova deri në fund sepse këtë mjet kam në dorë. U përpoqa me të gjitha mënyrat për të ndaluar këtë proces farsë. Ndaj qëndrova në parlament dhe bllokova foltoren dhe u përpoqa ti shprehja kryeministrit që po mashtronte dhe po i shërbente vetëm një grupi njerëzish kur kishte shansin që të ndalonte seancën plenare.

Në fakt ju e patë mirë që formula që sollën ishte mashtrimi dhe farse elektorale. Këtu opozitarët për fat kanë ardhur rastësisht. Dhe mbaj përgjegjësinë para qytetarëve shqiptarë. Nuk jam këtu për pazare. Kryeministri po fliste për pazare dhe për mënyrën se si do të bënin partitë. Po të dëgjonit me vëmendje nuk kishte asgjë që të kishte të bënte me qytetarët shqiptarët. Kjo bëhet për ti rikthyer shqiptarëve sovranitetin. Ne e kemi parë këtë histori, ndal se nuk mund t’ja bëjmë këtë qytetarëve shqiptarë. Nuk është ky i vetmi. Ndaj është Shqipëria sot e gllabëruar dhe nuk ka mundësi të përfaqësohet në Republikën e Shqipërisë. U përpoqa me të gjitha mënyrat për të ndaluar këtë farsë.(A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME