Categories Kuriozitete

Popullata e rrallë e Kalit të Qyqes/ Sukses i stacioneve me ushqim plotësues në Shqipëri

Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) që prej vitit 2012 ka punuar mbi ruajtjen dhe rimëkëmbjen e popullatës së kalit të qyqes në Shqipëri. “Kjo shkabë e mahnitshme, e fundit që ende folezon në vendin tonë, nga 4 që kanë qenë më parë, përveç rreziqeve që i kanosen nga kimikatet bujqësore, produktet mjekësore veterinare, elektrifikimi, përplasja me strukturat e energjisë elektrike apo persekutimi njerëzor, i duhet të përballët edhe me një kërcënim akoma më serioz e të heshtur, siç është helmimi.

Ky fenomen është një nënprodukt i konflikteve midis njeriut dhe jetës së egër, i cili aplikohet gjatë përpjekjeve të barinjve për të helmuar ujqërit, preh e të cilave bie kali i qyqes, si një shpend që ushqehet me kërma”, thekson në një njoftim PPNEA. “Për këtë arsye, ngritja dhe mirëmbajtja e stacioneve me ushqim plotësues është një aksion i drejtpërdrejtë konservues që ndihmon në uljen e rasteve të këtij kërcënimi domethënës për popullatën e këtij lloji të rrallë në Shqipëri e Ballkan. Gjatë këtij viti stacionet kanë treguar një efikasitet të lartë. Që prej mesit të muajit mars 2020 organizata jonë filloi të supervizojë e të mirëmbajë stacionet, të cilat nëpërmjet pajisjes me kamera kurth kanë arritur të dokumentojnë vizita të rregullta të kalit të qyqes dhe shpendësh grabitqar”, shton PPNEA

Pas kërkimit e analizimit të pamjeve filmike të gjeneruara në brendësi të stacioneve, duke filluar nga muaji maj deri në qershor, u gjeneruan më tepër se 400 fotografi të prezencës së kalit të qyqes, si individë të vetmuar ashtu edhe çifte. Surpriza më e bukur nga këto stacione ka qenë filmimi i parë për vitin 2020 i kalit të qyqes në stacionin e Kurveleshit. Individi i rritur u pa duke inspektuar territorin e stacionit dhe duke shijuar ushqimin e lënë për merak nga anëtarët e rrjetit “Shpëtimtarët e Kalit të Qyqes”.

Stacionet e ndërtuara nga organizata jonë, falë mbështetjes së vazhdueshme nga anëtarët e këtij rrjeti, mirëmbahen dhe furnizohen në mënyrë periodike me ushqim (çdo një muaj / tre javë) në mënyrë që kali i qyqes të mos bjerë preh i ushqimeve të helmuar”, thekson PPNEA. “Një tjetër surprizë e këndshme ishte vizita e shqiponjës së malit në të dy stacionet tona. Në kuadër të projektit “Jetë e Re për Kalin e Qyqes”, një rrjet stacionesh me ushqim plotësues janë duke operuar në Ballkan, 2 prej tyre të gjendura në Shqipëri, 3 në Bullgari, 4 në Greqi dhe 1 në Maqedoninë e Veriut”, përfundon PPNEA.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME