Categories Lajme

Rumunet dhe shqiptaret pushtojnë rrugët e Milanos

Rritja e shifrave të infektimit nga Covidi përbën shqetësim të madh për të gjithë botën, sidomos Italinë që ishte shteti evropian më i goditur nga pandemia. Ndonëse duket se ka një ripërsëritje të situatës, nuk ndalet prostitucioni në Milano. Drejtori i Caritas Ambrosiana, Luciano Gualzetti, i cili në funksion të ditës evropiane kundër trafikimit të qenieve njerëzore shprehet: “Frika nga Covid nuk po ndalon kërkesën për s*ks të paguar në rrugët e Milanos”.

Drejtori i institucionit kërkoi që klientët e prostitutave, të cilat shpesh përfundojnë në rrugë jo nga zgjedhja, të jenë më të përgjegjshëm. Në vitin 2020, punëtorët dhe vullnetarët e njësisë rrugore Avenida të Caritas Ambrosiana, kapën 135 viktima të trafikimit gjatë daljeve të tyre të natës dy herë në javë përgjatë unazës veriore të Milanos. Sidoqoftë, 45 gra u kapën në shtator, ndërsa në të njëjtin muaj të vitit të kaluar ato ishin 52. Rreth gjysma e grave të identifikuara janë shtetase rumune, të ndjekura nga shqiptare dhe nigeriane.

“Sapo mbaroi bllokimi – gratë dhe klientët e tyre u shfaqën përsëri në rrugë. Operatorët tanë na tregojnë se prezencat në rrugët e Milanos dhe zonave të brendshme janë kthyer në nivelet para bllokut të vendosur këtë pranverë dhe madje nuk tregojnë shenja të zvogëlimit në këto ditë kur infeksionet janë rritur”, shtoi Gualzetti.

Dyshime të forta ka që disa vajza që punojnë si prostituta nuk e kanë zgjedhjen e tyre, por shfrytëzohen nga organizata kriminale. Përveç asistencës në rrugë, qendra e karitasit italian në Milano u ofron vajzave e grave viktima të trafikut të prostitucionit, strehim e ndihmë derisa të arrijnë të krijojnë jetë të rregullt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME