fbpx
Lajme

Rusia mbyll kufijtë për çdo kinez nga 20 shkurti

Koronavirusi çdo ditë e më shumë po e thellon bilancin negativ, duke e çuar në 2009 numrin e viktimave në Kinë. Rreziku në mbarë botën mbetet i madh, edhe pse Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se numri po vjen në ulje.

Rusia ka shtuar masat, për të pasur nën kontroll rrezikun nga koronavirusi. Zyrtarisht Rusia ka vendosur të kufizojë kalimin e qytetarëve kinezë në territorin e saj nga data 20 shkurt, në mënyrë që të shmangen mundësitë e përhapjes së koronavirusit. Rusia raportoi dy rastet e para të koronavirusit, dhe tha se personat e infektuar ishin shtetas kinezë që ishin shëruar tashmë pas qëndrimit në karantinë. Qytetari i parë rus gjithashtu është infektuar në anijen që u bllokua në Japoni.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button