Categories Lajme

“O lekët ose…”, naftëtarët e Ballshit në ditën e tretë të grevës

Naftëtarët e Ballshit sot janë futur në ditën e tretë të grevës së urisë. “Balkanweb” raporton se disa prej tyre kanë pasur komplikacione shëndetësore dhe refuzojnë ndihmën mjekësore dhe ujin.

Ata janë shprehur se nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre. Kërkojnë me çdo kusht pagat e prapambetura dhe fillimin e punës. “O lekët ose do të ketë viktima. Askush nuk ka ardhur të na pyesë se çfarë ka ndodhur. Na ka ardhur vetëm një përfaqësues nga Avokati i Popullit”, është shprehur njëri prej grevistëve.

“Komplikacionet kanë filluar. Ne kemi marrë një vendim që dhe ujin e pijshëm ta eliminojmë dhe ndihmën shëndetësore. Kauza jonë dihet. Ne kërkojmë pagat e prapambetura dhe rikthimin në punë. I bëjmë thirrje kryeministrit dhe ekspertëve që të na gjejnë zgjidhje”, tha një tjetër naftëtar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME