Categories Lajme

Sandër Lleshaj largohet nga Ministria e Brendshme, urdhëron punonjësit që të japin dorëheqjen

Kur kanë kaluar dy vite që kur kryeministri Edi Rama komandoi në krye të Ministrisë së Brendshme Sandër Lleshajn, një personazh me profil të ulët publik, duket se marrëdhëniet politike mes kreut të qeverisë dhe ‘gjeneralit’ janë krisur tashmë. Lleshaj mori goditje politike nga Kryeministri teksa nuk u caktua si drejtues politik në Qarkun e Lezhës për zgjedhjet që po vijnë, po në vend të tij, Rama preferoi Lindita Nikollën. Pas dorëheqjes së ministres së Arsimit Besa Shahini, i dyti në radhët e kabinetit qeveritar që filloi të përflitej për largim ishte “gjenerali” Lleshaj, madje këtë gjë e paralajmëroi edhe vetë ministri në një vizitë në Vlorë. “Nuk do jem i përhershëm në qeveri, është e sigurt se s’do të jem më ministër. Asnjë nuk është i përhershëm në një post.”- tha Lleshaj gjatë një ceremonie me forcat Shqiponja në Vlorë. Korridoreve të Ministrisë së Brendshme flitet se Sandër Lleshaj ka dorëzuar dorëheqjen, madje ai nuk është parë prej dy ditësh në zyrën e tij.

Lleshaj u ka kërkuar disa punonjësve që të japin dorëheqjen, por ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka ndërhyrë duke urdhëruar që mos të largohen nga detyrat e tyre. Në këto kushte, numri i një i Rendit, është spostuar në vendimarrje, duke u pozicionuar pas kreut të qeverisë edhe në ministrinë që ai drejton, pasi komandat poshtë ministrit i jep Edi Rama, gjë që e ka dobësuar reputacionin e Lleshajt. Madje po të njëjtat burime mësojnë se Lleshaj ka kërkuar që të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes, por kryeministri Edi Rama heziton që ta emërojë në këtë institucion.

Mungesa e tij mund për disa ditë në zyrë mund të arsyetohet edhe me arsye personale, apo vizita zyrtare të paparalajmëruar, siç isha vizita e fshehur pak ditëve më parë në Liban, por burime bëjnë me dije se këtë herë Lleshaj ka vendosur që ta lërë pozicionin e tij. Kujtojmë se midis kreut të qeverisë dhe Lleshaj përflitej prej muajsh për një ngrirje të marrdhënies së tyre, e cila filloi që pas shpërthimit të pandemisë së Covid-19, ku Rama e shkarkoi nga drejtimi i Autoritetit Civil. Pas kësaj një sërë përplasjesh të tjera vijuan mes “gjeneralit” Lleshaj dhe kreut të qeverisë, të cilat siç duken e kanë detyruar të dorëzojë dorëheqjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME