Categories Lajme

U merrte para studentëve për provime, gjykata merr vendimin për pedagogun në Korçë

U merrte para studentëve, gjykata lë në burg pedagogun e Korçës Alket Dino dhe sekserin Xhevi Dervishi. Gjykata ka vlerësuar provat se pedagogu u ka marrë para studentëve në këmbim të dhënies së notës kaluese për provimet. Policia e Korçës në bashkëpunim me SPAK arrestoi pak ditë më parë pedagogun Alket Dino në Universitetin “Fan Noli” me akuzën e korrupsionit duke marrë para në këmbim të notave kaluese në provime. Dino punonte si pedagog i Shkencave Sociale në Universitetin “Fan Noli” në qytetin e Korçës.
Së bashku me Dinon ka rënë në pranga edhe Xhevi Dervishi që funksiononte si sekser ndërmjet studentëve dhe pedagogut.

Të dy siguronin sasi nga 300 euro deri në 500 mijë lekë të vjetra nga studentët duke i siguruar se do të kalonin provimet. Në hyrje të gjykatës prisnin familjarët e të arrestuarve të cilët i thanë Fax News se nuk kanë çfarë deklarojnë, pasi do tç flasë drejtësia. “S’kemi asgjë për të thënë, do të flasi drejtësia. Nuk ka lidhje asgjë me çfarë thuhet”. Ndërkohë sapo furgoni që shoqëronte padagogun u fut në Gjykatë, ata nisën duke shprehur fjalë mbështetëse: “Drejtësia do të fitojë, jemi me ty Alket”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME