Categories Lajme

Saranda e 5 fishuar nga turistët, mjekët s’bëjnë pushim

Arlind Deveja është një mjek pediatër i diplomuar rishtas. Ai po punon me orë të tejzgjatura në spitalin e Sarandës për të përballuar fluksin e shtuar të të miturve që paraqiten në spital me diagnoza të stinës dhe simptoma të nxitura nga temperaturat e larta.

Shumica e të miturve janë pacientë që po kalojnë pushimet në Sarandë, ndërsa paraqitja në spital është vazhdimisht e vonuar sipas mjekut që përballon të paktën 60 raste emergjence të të miturve çdo ditë. Edhe në repartin e urgjencës intensiteti është i lartë. Intoksikacionet nga alkooli, ushqimet dhe temperaturat e verës, sjellin në urgjencën e spitalit të Sarandës disa dhjetëra pacientë çdo ditë. Spiro Tralo sapo ka marrë shërbimin 24 orësh. Menjëherë i duhet të trajtojë 3 raste të reja në urgjencë.

Kreu i këtij spitali Tajar Lako thotë se spitalit i mungojnë të paktën 5 mjekë specialistë, përfshi këtu mjekë pediatër, kirurgë të përgjithshëm, kardiologë etj. I gjithë personeli po punon gjatë verës pa ditë pushimi.

Spitali I Sarandës me kapacitet rreth 100 shtretër dhe një xhiro të shtretërve prej 47% ka mungesë emërimesh të reja prej vitesh. Institucioni përballon çdo verë kapacitet të 5 fishuar të pacientëve që kalojnë pushimet në Sarandë, por vijon të ndjejë mungesën e mjekëve për specialitete si pediatria, kirurgjia e përgjithshme, kardiologjia dhe të tjera. I gjithë fluksi ditor po përballohet aktualisht nga 29 mjekë dhe 86 infermierë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME