Categories Lajme

Sarandë/ Tentoi të kalonte në kufi 10 emigrantë, arrestohet 20 vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi transportonte me automjet emigrantë të paligjshëm.

Mësohet se i riu me iniciale O. L., është kapur me 10 emigrantë në afërsi të fshatit Tatza, Delvinë të cilët do t’i transportonte ata në mënyrë të paligjshme drejt kufirit.

20-vjeçari dyshohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Tatzat”.

Transportonte kundrejt fitimit, 10 emigrantë, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë, kundrejt fitimit, emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Tatzat”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-O. L., 20 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas u kap në flagrancë, në afërsi të fshatit Tatzat, Delvinë, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, kundrejt fitimit, 10 emigrantë, të cilët kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME