Categories Lajme

Qeni ‘Spike’ i zbulon drogën e fshehur, shqiptari në Greqi arrestohet

Prej ditësh policia greke është vënë në ndjekje të një 38-vjeçari shqiptar, i cili akuzohej për trafik narkotikësh të paktën 190 herë.

Në kuadër të një operacioni të organizuar mbrëmjen e së martës, autoritet kanë ndjekur shqiptarin duke e vënë më pas në pranga.

Pasi u arrestua, qeni i zbulimit të drogës ‘Spike’ u ngarkua të kontrollonte ambientet, ku u zbuluan 23 pako me gjithsej 670,8 gramë kanabis të papërpunuar, 157,7 gramë kokainë dhe një peshore elektronike.

Por edhe gjatë hetimeve të policisë që pasuan në banesën dhe automjetin e autorit në Pirgos, u gjet një prese mekanike dhe një kallëp metalik për standardizimin e kokainës, të cilat i sekuestruan së bashku me celularët dhe 2215 euro.“Klientët” e trafikantit të drogës u identifikuan dhe ndaj tyre është ngritur procedimi për blerje dhe posedim të lëndëve narkotike, ndërsa 38-vjeçari është dërguar në prokurori.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME