Jepet masa e sigurimit ‘arrest me burg’ për autorin e v rasjes makabër të 8-vjeçarit Mateo Vasiu ne Grecalli, ngjarje e cila ka ndodhur mbrëmjen e pardjeshme. Seanca gjyqësore është zhvilluar pa praninë e autorit 38-vjeçar Klodian Çalamani, ndërsa nga policia është marrë deklarata e tij ku shpreh vullnetin që gjykimi të bëhej në mungesë të tij. Ndërkohë nga trupi gjykues me pjesëmarrjen e gjyqtares Sonila Hoxha dhe prokuror Çlirim Sino është caktuar masa e sigurimit ‘arrest me burg’.
Categories
Lajme