Categories Lajme

SGS Automotive Albania shton orët dhe ditët, në shërbim të qytetarëve për të shmangur radhët e gjata të fundvitit

Dhjetori vazhdon të mbetet muaji më i ngarkuar i vitit për qendrat e kontrollit teknik të SGS Automotive Albania, ku mundësia e krijimit të radhëve të gjata është ende e pranishme.

Me qëllim shmangien e pakënaqësive të qytetarëve dhe mbarëvajtjen e procesit të kryerjes së kontrollit teknik të automjetit, edhe në kësi ditësh të ngarkuara, SGS Automotive Albania njofton se do t’i vë Qendrat e Kontrollit Teknik në shërbim të qytetarëve çdo ditë të javës, nga e hëna në të shtunën dhe çfarë është më e rëndësishmja do të punohet me orar të reduktuar edhe në ditë të dielë (përkatësisht në datat 23 e 30 Dhjetor).

Qendrat do të jenë të hapura edhe në dy ditët e pushimeve zyrtare, 8 e 10 Dhjetor, ndërsa do të jenë të mbyllura vetëm në datat 25 Dhjetor 2018, 1 dhe 2 Janar 2019.

Kujdes! SGS ju kujton se oraret e sporteleve të taksave janë të ndryshme nga oraret e qendrave të kontrollit teknik, prandaj duhet të merren masa që pagesat e TVMP (dhe gjobave) të kryhen gjatë ditëve dhe orarit të tyre të punës. Mjetet që sillen për kontroll teknik pa dokumentacionin e duhur nuk do të mund të pranohen.

Kompania SGS Automotive Albania do të testojë çdo mjet që do kërkojë shërbimin në qendrat tona të kontrollit, por ndërkohë u rikujton qytetarëve të bëjnë rezervimin online duke klikuar në www.automotivealbania.sgs.com ose përmes telefonit në +355 (0)44 503 503.

Bashkëpunimi dhe respektimi i rregullave dhe orareve shmang çdo lloj konfuzioni dhe vonese të panevojshme.

Duke iu uruar qytetarëve “Gëzuar Festat”, SGS Automotive Albania, thekson edhe një herë se objektivi kryesor i kompanisë mbetet përkushtimi ndaj nevojave të klientëve, si dhe cilësia e lartë e shërbimit të verifikimit dhe inspektimit në sajë të një sistemi automatik dhe elektronik që ofron saktësi maksimale në kontrollin teknik të mjeteve motorike në Shqipëri.

Kompania SGS është lider botëror në shërbimet e inspektimit, verifikimit, testimit dhe certifikimit. SGS njihet si pikë referimi globale për cilësinë dhe integritetin. Me më shumë se 80.000 punonjës, SGS operon në një rrjet prej mbi 1,800 zyrash dhe laboratorësh në mbarë botën.

Lutemi të gjeni më poshtë oraret, sipas ditëve përkatëse duke nisur nga data 8 dhjetor deri më 31 dhjetor.

8 dhjetor (e shtunë) – nga ora 08:00 deri 13:00

10 – 15 dhjetor (e hënë-shtunë) – nga ora 08:00 deri 17:00

17 – 22 dhjetor (e hënë-shtunë) – nga ora 08:00 deri 17:00

23 dhjetor (e diel) – nga ora 08:00 deri 13:00

24 dhjetor (e hënë) – nga ora 08:00 deri 17:00

25 dhjetor (e martë) – pushim / mbyllur

26 – 29 dhjetor (e martë – e shtunë) – nga ora 08:00 deri 17:00

30 dhjetor (e diel) – nga ora 08:00 deri 13:00

31 dhjetor (e hënë) – nga ora 08:00 deri 17:00

1 janar (e martë) – pushim / mbyllur

2 janar (e mërkurë) – pushim / mbyllur

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME