Categories Lajme

SHBA, treni përplaset me kamionin dhe del nga shinat, humbin jetën 3 persona

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat pasi u përplas me një kamion në Misuri, raporton BBC.

Në bordin e trenit ndodheshin 243 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit.

Në një deklaratë, Amtrak, operatori kombëtar hekurudhor i SHBA-së tha se treni që udhëtonte në drejtim të lindjes nga Los Anxhelosi goditi një kamion që po pengonte një kalim publik pranë Mendon, një qytet me rreth 160 banorë që ndodhet 84 milje (135 km). ) nga Kansas City.

Ekipi i Amtrak dhe personeli  i urgjencës ndodhen në vendngjarje, ndërsa kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Megjithëse daljet nga shinat të trenave të Amtrak janë të rralla, vitet e fundit janë shënuar një sërë incidentesh të tilla. Shtatorin e shkuar, një tjetër tren doli nga shinat në Montana, duke u marrë jetën tre personave dhe lënduar dhjetëra të tjerë. /rtsh.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME