Categories Lajme

29-vjeçarja polake e raportoi të zhdukur, Policia gjen në det 74-vjeçarin: Është në gjendje të mirë shëndetësore

Pas denoncimit të bërë në polici nga 29-vjeçarja polake për zhdukjen e 74-vjeçarit, Policia e Sarandës është vënë në lëvizje dhe ka bërë të mundur gjetjen e polakut i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për kërkimet e shtetasit polak Z.K., ju informojmë se si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë kufitare, gjatë kontrollit në det u bë e mundur gjetja e shtetasit Z.K., i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet për në vendin e tij të akomodimit në Sarandë”, njofton policia.

Ditën e djeshme 29-vjeçarja denoncoi zhdukjen e 74-vjeçarit, i cili ishte futur për tu larë në det por nuk kishte dalë nga uji.

“Më datë 27.06.2021, rreth orës 20:00, në Komisariatin e Policisë Sarandë, është paraqitur shtetasja polake D. R., 29 vjeçe, e cila ka kallëzuar se sot, rreth orës 10:30, shtetasi polak Z. K., 74 vjeç, është futur në det, në Ksamil, Sarandë dhe nuk ka dalë akoma. Shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit Z. K.”, njoftoi më herët policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME