Categories Lajme

“Shëroni të sëmurët, ringjallni…” enigma e ditarit të familjes Josifi

Një javë pas vetëflijimit të nënë e bijë në zonën e Kombinatit dosja për zbardhjen e kësaj ngjarje apo të personave që kanë ndikuar në këtë vendimmarrje të dy grave ka mbërritur në prokurori. Albert Demirneli është prokurori i cili do të kryesojë hetimet për këtë ngjarje, ndërsa tashmë janë marrë në dorëzim të gjitha provat materiale.

Në dosjen e akuzës janë marrë gjitha shënimet që nëna me dy vajzat kishin shkruar në një ditar të vitit 2018, si dhe dy biblat që ato i mbanin në banesë. Këto shënime fetare që janë shkruar nga vajzat dyshohet nga prokuroria se kanë ndikuar në veprimet e grave, duke i çuar deri në vetëflijim. Për këtë arsye këto shënime prokuroria është duke i verifikuar, se kujt sekti apo organizate fetare i përkasin këto pasazhe.

Krahas këtyre shënimeve në ditarin e tyre, ekspertet kanë gjetur dhe këto shënime në Bibël, të cilat po ashtu mendohet se janë përdorur si referencë nga familja Josifi. Në një prej pjesëve të nënvizuara në librin e Dhiatës së Re nga motrat dhe nëna është dhe ky mesazh që thotë: Shëroni të sëmurët, pastroni lebrozët, ngjallni të vdekurit, dëboni demonët. Falas morët, falas jepni.

Po krahas kësaj pjese ato kishin nënvizuar dhe pjesë të tjera të cilat i kanë vënë në zbatim gjatë izolimit në banesën e tyre. Në këtë mesazh thuhet: “Jini pra të mençur si gjarpërinjtë dhe të pastër si pëllumbat. Por ruhuni nga njerëzit, sepse do t’ju zbarisin përpara sinedrave të tyre dhe do t’ju fshikullojnë në sinagogat e tyre”.

Burime nga grupi hetimor thanë se po analizohen me kujdes të gjitha shkrimet e gjetura në shtëpi, apo edhe nënvizimet që ato kishin bërë në librin e Dhiatës së Re. Këto dhe shumë shënime të tjera duket se hedhin dritë mbi vendimin ekstrem të nënës e dy vajzave për t’u vetëflijuar.

Besimi në ringjallje duket se i kishte bindur deri në atë pikë, sa kanë qëndruar pa ngrënë për ditë e ditë të tëra, deri në vetëflijim. Enigma e ditarit që u gjet në apartamentin e familjes Josifi, ende nuk është zbardhur plotësisht, ndërsa mësohet se 18 persona konsiderohen si dëshmitarë kyç për hetimet, duke përfshirë këtu të afër dhe fqinj, por edhe disa persona të tjerë me banim në Përmet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME