Categories Lajme

“Shiptarima”, Rama shpërthen ndaj ministrit serb, llogari Vuçiçit: Uroj të jetë meme, përndryshe…

Kryeministri Edi Rama reagon për deklaratën e ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Vulin lidhur me portin e Durrësit. Rama përmes një postimi në Twitter i ka kërkuar llogari presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për deklaratën e bërë nga ministri i cili tha se Rama po përpiqet që të krijojë “Shqipërinë  e Madhe” , referuar këtu diskutimeve dhe marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen e dy qeverive Kosovë-Shqipëri ditën e djeshme. Rama i ka bërë tag Vuçiç dhe teksa e pyet, shkruan se shpreson që kjo  deklaratë të mos jetë e vërtetë, në të kundërt sipas tij duhet ta ndëshkojë ministrin për këtë shfaqje të mjerë. “Vuçiç, Aa është kjo e vërtetë apo është një meme që tallet me trurin e kulluar dhe gojën e ndyrë që e mbajti të gjithë rajonin tonë në errësirë për shekuj? Unë uroj shumë që të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit të mjerë që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim“, shkruan Rama.

Vulin akuzon Edi Ramën se po vazhdon punën për krijimin e një “Shqipërie të Madhe”. Ai reagon gjithashtu ndaj Bashkimit Evropian që sipas tij, ka heshtur deri më tani, duke mos bërë asgje. Ministri serb i mbrojtjes tha se po përsëritet ajo që ai e quajti “gënjeshtra që përsëritet se “Shqipëria e Madhe” është një Shqipëri e natyrshme dhe se serbët e bashkuar në një shtet janë një kërcënim për paqen”.

Gjithashtu ministri serb në reagimin e tij një ditë më parë ka përdorur fjalën fyese ndaj shqiptarëve, “shiptar” ose “Albanac”, në serbisht. Vulin foli për provokime të reja nga Rama, duke thënë se “”Shqipëria e Madhe” është njoftim i një katastrofe të madhe, thyerje dhe shkatërrimi të shteteve dhe kombeve në Ballkan.”

Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë “Shqipërinë e Madhe” dhe sa më shpejt të bashkohemi institucionalisht, aq më shpejt do të fillojë koha e paqes në Ballkan. Atë që ua jepni Shqiptarëve, nuk mund t’ua ndaloni serbëve,” ka thënë ministri serb.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME