Categories Lajme

Shisnin drogë në qytet, arrestohen 2 persona në Elbasan

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi akuzohen për veprimtari në fushën e narkotikëve. Janë arrestuar shtetasit Stilianos Hoxha dhe Klajdi Zero, të dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Njoftimi i policisë

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, të akuzuar ose të dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i patrullimeve të vazhdueshme, në të gjithë territorin e qarkut, të mbështetura nga informacionet e siguruara prej inteligjencës policore, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Elbasan:

-arrestuan shtetasin S. H., 34 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, pasi u kap në lagjen “Kala”, duke thyer kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve;

-arrestuan shtetasin K. Z., 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. Ç., 25 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME