Categories Lajme

Shkarkohen 3 inspektorë tatimor për korrupsion

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) duke marrë shkas nga filmimet e transmetuara mbrëmjen e së enjtes, gjatë një emisioni investigativ, vendosi largimin e menjëhershëm nga detyra të 3 inspektorëve, të përfshirë në një akt të shëmtuar korruptiv.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sërish gjen rastin të falënderojë emisionin investigativ, por edhe sipërmarrësit për kontributin që po japin në luftën kundër korrupsionit dhe në evidentimin e rasteve në radhët e Administratës Tatimore.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve garanton se nuk do të tolerohet asnjë sjellje joetike, dhe abuzive ndaj biznesit, e që bie ndesh me parimet që udhëheqin këtë institucion.

DPT siguron median, sipërmarrjen dhe qytetarët se do të vazhdojë të punojë me profesionalizëm, si dhe i fton të gjithë të jenë krah saj, për të denoncuar çdo rast të tillë korruptiv përmes kanaleve të komunikimit.

Në dispozicion të bizneseve dhe qytetarëve, për të denoncuar aktet korruptive, sjelljen jo etike dhe çdo akt të paligjshëm, gjatë ushtrimit të detyrës së punonjësve të Administratës Tatimore është vendosur numri i gjelbër pa pagesë 0800 14 14, adresa elektronike [email protected],  si dhe mund të dërgohen mesazhe, foto apo filmime në numrin 069 70 73 733, citon njoftimi i DPT.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME