Lajme

“Shkeli fshehtësinë e votës”, ‘Shqiponjat’ arrestojnë 41-vjeçarin në Korçë

Një 41-vjeçar nga Korça ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për shkelje të fshehtësisë së votës. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K.Ç. Gjykata e Elbasanit ka caktuar ndaj tij masën ‘arrest në burg’.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë, ndaluan shtetasin K. Ç., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ai akuzohet “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryhen nga Komisariati i Policisë Elbasan.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close