Categories Lajme

Shkoi emigrant për një jetë më të mirë, shqiptari trashëgon kompaninë e biznesmenit gjerman

Fatin mund ta kesh të shkruar jo vetëm në vendin ku ke lindur, por edhe atje k uke shkuar me shumë sakrifica. Kështu mund të themi për një emigrant shqiptar, i cili tashmë është bërë trashëgimtar i një kompanie të një shtetasi gjerman.

Saimir Haxhija do të trashëgojë kompaninë e bojrave dhe lyerjes, të falur nga një shtetas 72 vjeçar. Në moshën 72-vjeçare, bojaxhiu dhe biznesmeni Ringe ka kohë që është duke kërkuar një pasardhës që dëshiron të marrë përsipër biznesin e tij. Ishte pikërisht shqiptari, ai që i ra në sy biznesmenit gjerman, e kjo falë punës së tij. Dy vajzat kanë jetën e tyre dhe nuk kanë interes për biznesin familjar, të cilin babai i Ringes e themeloi në vitin 1949. Sipas të dhënave nga oda e zejtarëve, ai nuk është i vetmi me këtë problem. Në vitet e ardhshme, 180 000 ndërmarrje artizanale në të gjithë Gjermaninë do të kërkojnë pasardhës për të marrë përsipër një biznes.

Në vitin 2015, Saimiri erdhi në Gjermani i vetëm si shumë refugjatë të tjerë. Mediat gjermane shkruajnë se atdheu i tij Shqipëria konsiderohet i korruptuar dhe shtëpia e varfër e Europës. Më shumë se gjysma e popullsisë jeton jashtë vendit.

Shqiptari është shprehur për mediat gjermane: Nuk ishte puna e ëndrrave, ishte çështje fati në fillim dhe me kalimin e kohës gjithçka funksionoi mirë dhe edhe mua më pëlqen. Gjithmonë është thënë që mund të jetoni mirë në Gjermani dhe unë thjesht doja të provoja atë që ishte thënë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME