Categories Lajme

BE shpall katër projektet që do të financojë deri më 2027 në Shqipëri, por me kushte

Komisioni Europian ka miratuar Planin Ekonomik dhe të investimeve për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që do të fokusohet në 10 drejtime kryesore që nga transporti rrugor deri tek mjedisi dhe synon të nxisë rimëkëmbjen afatgjatë të rajonit. I konsideruar si IPA tre plani i ri ekonomi do të shtrihet për zbatim gjatë vitit 2021 -2027. Investimet e parashikuara nga BE kushtojnë rreth 20 miliardë euro, por BE do të akordojë vetëm 9 miliardë euro, ndërsa të tjerat do të sigurohen nga burime të tjera. Por sipas njoftimit zyrtar të BE-së investimet do të jenë të qëndrueshme vetëm nëse partnerët e Ballkanit Perëndimor përshpejtojnë reformat, duke përfshirë fushën e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Sipas planit të ri të BE-se, projektet që do të financohen janë linja hekurudhore që lidh kryeqytetet e Tiranës dhe Podgoricës që nis nga porti i Durrësit. Ky është vlerësuar nga BE një projekt me rëndësi për Rajonin dhe parashikon rehabilitimin e 120 km të linjës hekurudhore nga Shqipëria drejt kufirit me Malin e Zi. BE kërkon të ndërmerren hapa konkretë për të përfunduar Autostradën Adriatiko-Joniane, që nis përgjatë bregdetit nga Kroacia deri në Greqi. Për ta bërë funksionale ketë autostradë baypassi i Tiranës  dhe dy seksione të qendrës së Shqipërisë duhen të përfundojnë.

Paketa e re e BE kërkon rehabilitimin e HEC Fierza në Shqipëri dhe të përfundojë edhe ndërtimi i Hidrocentralit Skavica në mënyrë që të rritet potenciali për të rritur eksportin e pastër të energjisë elektrike. BE do të mbështesë si pjesë të gazsjellësit Trans Adriatik, ndërtimin e gazsjellësit Fier-Vlorë në Shqipëri dhe linjën Jon-Adriatik përgjatë bregdetit për një diversifikim më të madh të burimeve të furnizimit me gaz në Ballkanin Perëndimor, Rajoni dhe më gjerë. BE kërkon të vendosen sisteme të integruara rajonale të menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi.

Paralelisht me planin e investimeve Ekonomike për të mbështetur rajonin, Komisioni ka paraqitur udhëzimet për zbatimin e Agjendës së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor, që pritet të miratohet në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Sofje në nëntor 2020. Ai parashikon veprime ne pesë shtylla. Këto janë, axhenda e klimës, duke përfshirë dekarbonizimin, energjinë dhe ekonominë qarkulluese (adresimin e mbetjeve, riciklimin, prodhimin e qëndrueshëm dhe përdorimin efikas të burimeve), biodiversitetin, me qëllim mbrojtjen dhe rivendosjen e pasurisë natyrore në Rajon,  uljen e ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës dhe krijimin e sistemeve të qëndrueshme të ushqimit në zonat rurale. Dixhitalizimi do të jetë një mundësues kryesor për pesë shtyllat e mësipërme në përputhje me konceptin e tranzicionit të dyfishtë të gjelbër dhe dixhital.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME