fbpx
Lajme

Shkolla të përkohshme për 150 nxënës në hotelet ku janë strehuar të prekurit nga tërmeti

/ATSH/ “Shkollat e përkohshme” në hotelet ku janë strehuar qytetarët e prekur nga tërmeti janë hapur dje me 150 nxënës pjesëmarrës. Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini vlerësoi angazhimin e zv/ministres Lorena Haxhiu dhe drejtorit të ASCAP, Gerti Janaqi në themelimin e këtyre shkollave.

Shahini po ashtu theksoi edhe kontributin e UNICEF Albania dhe World Vision në Shqipëri e Kosovë për realizimin e kësaj nisme. Dy javë pas tërmetit të 26 nëntorit që la pas 51 viktima, nxënësit dhe studentët e zonave më të prekura, Durrrës, Tiranë, Vorë dhe Kurbin u rikthyen në bankat e shkollës. /a.gjonaj/j.p/

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button