Një makinë është shkrumbuar nga flakët ditën e sotme. Ngjarja është raportuar në Bypassin e Fierit, pranë fshatit Shtyllas. Makina ka qenë në lëvizje, dhe dyshohet që defekti teknik stimuloi rënien e zjarrit. Siç tregohet edhe në foto, automjeti i tipit “Benz” është shkrumbuar plotësisht. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pasi pronari i makinës e ka pikasur në kohë zjarrin në pjesën e motorit.
Categories
Lajme