Lajme

Shoferi po pinte cigare, hajdutët i marrin makinën në autostradën Vlorë-Fier

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë, ku është vjedhur një makinë.

Mësohet se shoferi e kishte lënë ndezur makinën dhe është larguar disa metra për të pirë një cigare. Por në këtë moment disa persona kanë hipur në mjet duke e vjedhur dhe duke u larguar menjëherë në drejtim të paditur.

Shoferi ka arritur të njoftojë policinë. Këta të fundit kanë ngritur postblloqe të shumta dhe po hetojnë lidhur me ngjarjen e ndodhur.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: