Categories Showbiz

Kanë fjetur bashkë vetëm dy ditë, Driola-Florianit: Di si të mbarsësh, është fëmija jot e jo i Edi Ramës

Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” është bërë Floriani dhe Driola të cilët kanë pasur një lidhje dashurie dikur. Të dy kanë pasur një lidhje 2-vjeçare së bashku, por më pas u ndanë. Pasi u ndanë Driola e fton sërish në shtëpinë e saj Florianin, ku qëndruan dy ditë dhe fjetën bashkë.

Pas një muaji, Driola i thotë Florianit në telefon se ajo ka ngelur shtatzënë dhe ky u gëzua. Por pas 6 muajsh, Driola i thotë se ka bërë shaka dhe babai i fëmijës është dikush tjetër dhe jo ai. Kur lindi djali i Driolës e ka regjistruar me atësinë e Florianit. Tani ai dyshon se është fëmija e tij dhe kërkon ndihmën e Eni Çobanit për të zbardhur të vërtetën.

Floriani: Përshëndetje zonja Eni unë jam Florian Cacani. Unë kam ardhur për një problem. Kam bashkëjetuar më përpara me zonjën që kam thirrur këtu.

Driola: Po ka ardhur tek unë ke fjetur.

Floriani: Në vitin 2012 në Dhjetor unë kam shkuar tek zonja Diola.

Driola: Po fjete dy ditë me mua.

Floriani: Kam fjetur dy net dhe kam ikur.

Driola: Po ke ikur, ke thyer qafën me dele.

Floriani: Në Janar, zonja atje më ka marrë në telefon dhe më tha që mbeta e rëndë. U gëzova shumë, e mora në telefon dhe i thashë bravo. Mbas 6 muajve, më merr zonja e më thotë që nuk është fëmija jot.

Driola: Po i kujt është ai fëmijë mo?

Floriani: Është i një tjetri, prapë u mendova dhe u mendova dhe nuk e besova.

Driola: Po me ty e bëra, me kë e bëra o? Është i joti, mbaje të të rrojë.

Floriani: Do dalë se janë numëruar me gishta nga Dhjetori derisa linde.

Driola: I dike të numëruarat ti, kur lindin gratë, ti je i rrezikshëm, doktori i grave, i mban mend kur lindin gratë.

Floriani: Janë shkruar tamam.

Driola: Për të mbarsur juve i dini edhe për të lindur i dini.

Floriani: Kur kam ardhur unë në Dhjetor, ke bashkëjetuar me ndonjë tjetër?

Driola: Po kam patur një tjetër unë, s’ka rëndësi.

Floriani: E ti e beson që fëmija është i imi.

Driola: I joti është, bëja ADN-në fëmijës.

Floriani: Nuk është fëmija im.

Driola: I kujt është, është i Edi Ramës mo?

Floriani këmbëngul që djali që ka lindur Driola para 8 vitesh nuk është i tij sepse nga llogaritë e muajve që ka bërë, fëmija i del të ishte 8 muajsh kur lindi dhe jo 9 muajsh. Edhe kur foli me doktorin, ai i tha që fëmija është 9 muajsh

Tani edhe pse djali është bërë 8 vjeç, Driola ka ndryshuar mendim dhe shprehet se Floriani është babai biologjik. Floriani nuk e pranon dhe nuk e beson një gjë të tillë, sepse thotë që para se të kishte marrëdhënie me të, ajo ka fjetur dhe me një person tjetër.

Floriani: Pas 6 muajsh më tha bëra shaka, nuk është joti.

Eni Çobani: Po pastaj çfarë ndodhi?

Floriani: Më pas i them Driola, është i imi apo i ndonjë tjetri? Më tha bëra shaka, pas ca ditësh më thotë që nuk është i yti edhe unë e fjeta mendjen. Fillova i numërova me gishta, muajin që vajta dhe muajin që lindte. Mua llogaria më doli një muaj përpara.

Driola: Ti i ke numëruar fiks, lapsit i ke rënë. Ti je mësuar me dele o budalla, nuk je mësuar me fëmijë.

Floriani: Më erdhi gjynah dhe kur ka lindur zonja i kam shkuar në spital. Kam takuar të ëmën dhe më tha të të rrojë.

Driola: Po ti e bëre, nuk e bëri Edi Rama. Ti qenke budalla nga mendja, qenke shkalluar.

Floriani: S’kam shkalluar akoma nga trutë, jam në rregull. Vajta në maternitet e i them i imi është? Më tha i yti pak, tundi kokën dhe nuk foli më. Marr të ëmën dhe shkoj tek doktori dhe i them doktorit, 8 muajsh, rron ky fëmijë, jo tha fëmija është 9 muajsh.

Sipas tij fëmija duhet të lindte në Shtator jo në Gusht sepse ai ka fjetur me të në 22 Dhjetor.

DriolaUnë zonja Eni e bëra fëmijën me operacion sepse ishte mbrapsht, nuk e kam fajin unë, e ka fajin ai që vjen fle me mua e thotë nuk është i imi. Ai më ka goditur, më ka rrahur kur bashkëjetoi me mua. Mos ma lodh gojën kot sepse je xheloz, xhelozia nuk të mban në krevat, ti dhe babain tim ma ke bërë dashnor. Dhe babai im që ka hyrë më ka takuar në shtëpi, ti më ke thënë se ka hyrë dashnori. Me babain fjeta unë mo? Pse me 100 burra fle unë? /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME