Categories Lajme

Shpër.thim tritoli në një banesë në Dibër, para një viti i vranë djalin (Video)

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në një banesë në Maqellarë. Nga të dhenat e para shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit Gazmir Kosiçi. Nga shpërthimi është lënduar në këmbë dhe po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën shtetasi I.K, 30 vjeç, i cili ishte duke ushqyer bagëtitë në momentin që ka shpërthyer lënda plasëse.

Ndërkohë,  para një viti Gazmir Kosiçit i kanë vrarë djalin Elsi Kosiçi. 32-vjeçari, u ekzekutua në oborrin e banesës së tij, aty ku sot është vendosur tritol.

Ngjarja e rëndë tronditi familjen Kosiçi një vit më parë, teksa në momentin që kanë dalë jashtë, panë trupin e pajetë të 32- vjeçarit. Autori i dyshuar për vrasjen ishte Mehmut Gega, 24 vjeç. Shkak për vrasjen e 32-vjeçarit asokohe u tha se kanë qenë konfliktet e vazhdueshme mes tyre.

Njoftimi i policisë:

Në Maqellarë, në murin e stallës  së bagëtive pas banesës se shtetasit G. K. ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Nga ciflat e blloqeve të betonit të murit rrethues është lënduar në këmbë dhe po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën shtetasi I.K, 30 vjeç, i cili ishte duke ushqyer bagëtitë në momentin që ka shpërthyer lënda plasëse. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor  dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. Janë sekuestruar kamera sigurie dhe çdo provë që mund të çojë në zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME