Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Durrës, plagosen 3 anëtarët e familjes

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Xhafzotaj, ndërsa të lënduar kanë mbetur 3 familjarët, shtetasit Q. M., 60 vjeç, B. M., 45 vjeçe dhe B. M., 17 vjeçe. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:15 ndërsa të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Durrës/Informacion paraprak Më datë 16.09.2021, në orën 19:15, në Xhafzotaj, Durrës, dyshohet si pasojë e shpërthimit e një bombule gazi në banesë, janë lënduar shtetasit Q. M., 60 vjeç, B. M., 45 vjeçe dhe B. M., 17 vjeçe, banues në Xhafzotaj, Shijak, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: