Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në Pogradec, shpëtojnë dy të moshuarit

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në katin e pestë të një pallati në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në lagjen nr.5, ku fatmirësisht nuk ka të plagosur.

Në momentin e shpërthimit në banesë kanë qenë dy të moshuar, të cilët sipas tyre, kanë qenë duke konsumuar kafen e mëngjesit teksa bombola ka rrjedhur gaz e më pas ka shpërthyer.

Për pasojë, shpërthimi ka shkaktuar dëme të shumta materiale ku dritarja e banesës nga kati i pestë ka fluturuar poshtë në tokë duke rrezikuar jetë njerëzish.

Kjo rrugë është një nga më të populluarat dhe me numrin më të madh të qytetarëve gjatë orëve të mëngjesit. Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet përkatëse.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME